Censusi në Maqedoninë e Veriut, 29.52% janë popullsi shqiptare

Pas dy dekadave nga regjistrimi i fundit i zbatuar në vitin 2002, janë prezantuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u realizua nga 05 deri më 30 Shtator të vitit të kaluar. Të dhënat u publikuan në sallën e Filarmonisë, para përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, EUROSTAT-it, korit diplomatik, të Entit për Statistika të vendeve të rajonit, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë, Çekisë.

Enti Shtetëror për Statistika e I RMV-së, ka publikuar rezultatet zyrtare të Regjistrimit që ishte zbatuar në Shtator të vitit të kaluar. Drejtori Apostoll Simovski njoftoi se numri i përgjithshëm i popullsisë është 1.836.713 qytetarë, kurse numri i popullisë jorezidente 260.606 qytetarë të diasporës që janë përfshirë në këtë operacion statistikor.

Janë regjistruar gjithsejt 2.097.319 persona, kurse nga burime administrative janë marrë të dhëna për 132.260 qytetarë.

Apostoll SimovskiNga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar, residentë dhe jorezidentë, maqedonas janë 54.21%, shqiptarë – 29.52%, turq – 3.98%, serbë – 1.18%, boshnjakë – 0.87% dhe vllehë 0.34%”.

Sipas të dhënave të ESHS-së, nga popullsia rezidente 58.44% janë maqedonas kurse 24.3% shqiptarë, kurse nga popullsia jorezidente 24.45% janë maqedonas kurse 66.36% janë shqiptarë.

Në qytetin e Shkupit 58.71% janë maqedonas kurse 22.85% shqiptarë.

Një nga temat që u imponua në negociatat Shkup-Sofje ishte edhe pozita e pakicës bullgare në RMV. Nga Sofja thonin se rreth 100 mijë qytetarë maqedonas kanë pasaporta bullgare dhe se presin që kjo të reflektohet edhe në rezultatet e regjistrimit. Megjithatë, sipas rezultateve të publikuara, vetëm 3.504 qytetarë janë deklaruar si bullgarë etnik që paraqet 0.19% të popullsië.

Regjistrimi paraprak në RMV ishte realizuar në vitin 2002, kur popullsia e përgjithshme ishte 2.022.547. Ulja e shifrave të popullsisë, sipas ekspertëve është si rezultat i dy faktorëve – vdekshmërisë së lartë dhe migrimit.

Apostoll SimovskiNë nivel vendi, krahasuar me të dhënat e Regjistrimit 2002, numri i përgjithshëm i popullsisë është ulur për 185.834 persona, ose për 0.2%. Numri i amvisërive është rritur për 34.336 ose për 6.1%, derisa numri i banesave është rritur për 141.031 ose për 20.2%”.

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, maqedonasit ishin 64.17% kurse shqiptarët 25.17%.