Celine Dion anulon Turneun Botëror me një postim prekës mbi sëmundjen e saj

Celine Dion është detyruar të anulojë turneun e saj botëror Courage pas betejave shkatërruese shëndetësore.

Këngëtarja “My Heart Will Go On”, 55 vjeç, u diagnostikua me sindromën e quajtur stiff person – një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune – vitin e kaluar.

Që atëherë, ajo është fokusuar shumë në rikuperimin e saj, por sot konfirmoi se nuk do të mund ta përfundojë turneun e saj siç ishte planifikuar.

“Me një zhgënjim të jashtëzakonshëm duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror”, shkruhej në një njoftim në faqen e saj në Instagram.

Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je 100%,” citohet të ketë thënë ajo.

“Nuk është e drejtë për ju të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe megjithëse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë.

Dua që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!’

Biletat për 42 datat e anuluara – duke përfshirë shfaqjet në Paris më vonë këtë vit, dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar prillin e ardhshëm – do të rimbursohen.

Fansat nxituan t’i ofrojnë Celine mbështetjen e tyre në komente, duke i kërkuar muzikantes të kthehet shpejt në skenë me ritmin e saj.

“Shëndeti juaj është i pari”, këmbënguli njëri. “Të dua Mbretëresha na mungon!!”

Dhjetorin e kaluar, ylli i All By Myself foli për gjendjen e saj shëndetësore për herë të parë, duke zbuluar diagnozën- një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror.

Aktualisht, nuk ka një kurë për gjendjen, e cila thuhet se i kthen njerëzit si në ‘statuja’ ndërsa trupi bëhet më i ngurtë.

Në një video, ajo u tha fansave: “Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i ‘personit të ngurtë,’ i cili prek rreth një në një milion njerëz.

https://www.instagram.com/celinedion/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e5f7a451-f9f3-446c-9c54-764c19ddb8a1

 

https://www.instagram.com/celinedion/?utm_source=ig_embed&ig_rid=14d34767-0656-4fbe-b0df-2713ae4bc3dc