Çeki, nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke nis ditën e sotme, teksa në garë janë ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel dhe ish-kryeministri Andrej Babish, një miliarder popullist. Të drejtë vote kanë 8.3 milionë banorë. Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo presidenti i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të bëhen publike në pasditen e së shtunës.Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës dhe ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë.Pavel, i cili është 61-vjeçar, ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev.Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ka qenë i ngushtë – të dy kanë fituar rreth 35 për qind të votave. Megjithatë sondazhet e nxjerrin fitues Pavelin.