
Çdo kafshatë iu shkurton jetën me 36 minuta, ja ushqimi më i keq në botë
Ekspertët nga Universiteti I Miçiganit kanë zbuluar ushqimet e ndryshme që sjellin problem të mëdha shëndetësore por edhe ato ushqime të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e shëndetit. Studimi u publikua në revistën Nature Food dhe qëllimi ishte të shikonin ndikimin e ushqimit në shëndet dhe mjedis. Shkencëtarët pas zbulimit llogaritën ndikimin e drejtpërdrejtë të rreth 6000 vakteve, ushqimeve dhe pijeve të ndryshme.
Ata zbuluan se një porcion me arra mund t’i shtojë pothuajse 26 minuta jetës së një personi, por çdo hot-dog i ngrënë shkurton jetën me 36 minuta. Ndërkohë, një sanduiç me gjalpë kikiriku dhe reçel i shton njeriut më shumë se gjysmë ore.
Ushqimi më i keq për vakt, ishte:
Hot dog:- 36 minuta jetë
Proshutë: -26 minuta
Hamburger me djathë: -8,8 minuta
Pije joalkoolike (të gazuara ose të ëmbla): -12,4 minuta
Autori i studimit, Profesor Olivier Jollier tha: “Urgjenca e ndryshimit të dietës për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe mjedisin është e qartë.