AlbanianEnglish

Catherine Zeta-Jones flet për herë të parë për marrëdhënien me Michael Douglas

Aktorja Catherine Zeta-Jones ka folur për martesën e saj me Michael Douglas, i cili është 25 vjet më i madh se ajo.

Pas rolit të suksesshëm të Morticia Addams, aktorja ndau detaje të martesës së saj jashtë ekranit, të cilat kanë zënë faqet e para të gazetave amerikane.

Dyshja u martua në vitin 2000 dhe u ndanë për një kohë të shkurtër në vitin 2013, kohë kur Micahel po luftonte me kancerin dhe diagnozës së çrregullimit bipolar të Catherine, por rezultoi në fund që ata ia dolën të pranonin njëri-tjetrin e të ribashkohesishin përsëri një vit më vonë, në vitin 2014.

Gjatë intervistës për The Telegraph, ajo foli për betejat e tyre si çift dhe bëri disa krahasime humoristike me koleksionin e saj të çantave.

Catherine tha: “Është e pamundur që të mos ketë ulje-ngritje nëse jetoni me të njëjtin person dhe zgjoheni me të çdo ditë. Unë jam zgjuar me Majk për gati 25 vjet. Më pëlqen të jem e martuar, por është një gjë e çmendur kur e mendon vërtet. Është sikur të mendosh për çantën e Chanel për të cilën ke shpenzuar shumë dhe vjen një moment që nuk të pëlqen më, dhe mendon ta shesësh”.

Duke pranuar se ka pasur momente të vështira, ylli i Hollivudit foli me dashuri për burrin e saj më të madh dhe theksoi që diferenca e tyre në moshë kurrë nuk ka luajtur një rol në marrëdhënien e tyre.

*Tibo News

You don't have permission to register