Cardi B goditet në skenë, por këngëtarja nuk ia lë mangët si të tjerët

Cardi B është e famshmja e fundit që u godit ndërsa performonte në skenë dhe ndryshe nga të tjerët ajo u kundërpërgjigj.

Këngëtarja 30 vjeçe, u ngjit në skenë në një koncert kohët e fundit, ku ajo performoi disa nga repertori i pasur i hiteve, nga WAP te I Like It.

Por ajo ra viktimë e një tendence në rritje, e cila i sheh anëtarët e audiencës të lëshojnë artikuj në skenë për të goditur artistët, diçka që e la Bebe Rexhën të goditur dhe të mavijosur, dhe Harry Styles me dhimbje.

Në rastin e Cardit, një fanse përpara turmës i hodhi një gotë me pije dhe pas një pauze të shkurtër, Cardi u kundërpërgjigj duke i hedhur mikrofonin dhe dukej e nervozuar.

Rojet e sigurisë shihen teksa vihen në lëvizje ndërsa Cardi u përpoq të rifitonte qetësinë e saj në skenë, duke larguar flokët e gjatë nga fytyra, duke u dukur natyrisht më pak e stresuar.

Videoja me momentin tronditës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me fansat në përgjithësi që mbështesin reagimin e Cardit.

Njëri shkruante se kishte “ka ardhur koha që një interpretues të hakmerret ndaj këtij “trendi”.

“Ndoshta tani këta njerëz do të ndalojnë së hedhuri gjëra mbi artistët”, sugjeroi një tjetër.