
Çantat e reja të Louis Vuitton hapin debat
Duket se Louis Vuitton e studioi mirë idenë e Balenciaga dhe vendosi të eksperimentojë, për sa kohë edhe adhuruesit e markës kanë para për të blerë.
Marka e fashme e modës ka lançuar një çantë të re të frymëzuar nga një kuti boje, e quajtur me vend çanta LV Paint Can.
Vjen në ngjyrë jeshile, blu, vjollcë, portokalli, e kuqe dhe e verdhë, me një dorezë metalike dhe rrip të rregullueshëm sipas dëshirës.
Ashtu si artikujt e tjerë të LV-së, këto çanta vijnë me një çmim të projektuar, 1,980 £.
Koleksioni vjen si pjesë e ofertës përfundimtare të LV të Virgil Abloh, krijuar para se të vdiste vitin e kaluar.
Abloh, i cili thuhet se ka përfunduar 95% të koleksionit para vdekjes së tij, u frymëzua nga printet dhe ngjyrat e guximshme të përdorura nga artistë si Gustave Courbet dhe Giorgio de Chirico.
Çantat përshkruhen si ‘ideologjia e djaloshërisë’ të Abloh-ut, shoqëruara me një shënim që thotë ‘ëndrrat mund të realizohen’.
Reagimet kanë qenë të shumta, disa i mirëpritën e të tjerë që thonë se pavarësisht se adhurojnë LV, nuk mund të blejnë një çantë të tillë.
‘Unë e dua LV-në, por kjo është e tmerrshme!’
Lajmi i mirë? Nëse nuk keni 2 mijë paund rezervë, do të ishte shumë e lehtë ta krijoni vetë.
*Tibo News