
Buxheti i 2024-ës do vijojë të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se buxheti i vitit 2024 do të vijojë të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës. Librat falas do të garantohen për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. “Mirëmëngjes, dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.