AlbanianEnglish

Bushati: KE do të jepte mesazhin e duhur me heqjen e vizave për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, thotë se Komisioni Europian do të jepte mesazhin e duhur ndaj Ballkanit Perëndimor nëse BE do të fillonte negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse do t’ia liberalizonte vizat Kosovës. Nga ana tjetër, Komisioni Europian sot ka rekomanduar Ukrainën dhe fqinjin e saj, Moldavinë, që të jenë kandidate për anëtare të Bashkimin Europian.

Mbledhja e Komisionit sot erdhi pas vizitës së tre liderëve kryesorë të BE-së në Kiev. Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Europian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.

You don't have permission to register