Burri vret me thikë gruan në sy të vajzës 5-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë ka vrarë me thikë gjatë një debati gruan e tij. Viktima, një shtetase kineze 37 vjeç, është gjetur e pajetë në banesë. Në shtëpi ishte edhe vajza e tij 5-vjeçare, e cila ishte dëshmitare e debatit fatal.

Burri, një 36-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia, u gjet dhe u arrestua pak pas ngjarjes.