Burri vret gruan dhe vajzën e tij me thikë për shkak të xhelozisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, një 46-vjeçar vrau gruan e tij dhe vajzën e tij.

Sipas mediave turke, Zulkuf Boskun vrau me thikë gruan e tij 44-vjeçare, Kadriye, dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Asude, pasi dyshonte se gruaja e tij e tradhëtonte.

Sipas mediave, 46-vjeçari, i cili punoi për 23 vjet si mësues gjeografie në një shkollë, priti që fëmijët të flinin në gjumë para se të fillonte një sherr me gruan e tij për të cilën ai dyshonte se ajo po e tradhtonte.

Duke dëgjuar përleshjen, Asude, i treti nga katër fëmijët e familjes, u përpoq të fliste me ta për të qetësuar situatën. Në një moment Zulkouf, i cili thuhet se vuante nga probleme psikologjike, mori një thikë nga kuzhina dhe sulmoi gruan dhe vajzën e tij.