Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale që dënohet deri me burg

Bullizimi po kthehet në një problem shqetësues në vendin tonë, pasi po shtohen kryesisht në rrjetet sociale dhe veçanërisht tek moshat e reja. Sipas Policisë së Tiranës, por hapen dhe po përdoren adresa false për të bullizuar moshatarët e tyre, e duke shkaktuar vepër penale.

Sipas Kodit Penal përdorimi i adresave fake, përbën tashmë vepër penale në të cilën dënimi kap nga 6 muaj deri në 6 vite burgim, pasi klasifikohen si falsifikim kompjuterik apo përndjekje. Në këtë rast dënimi është nga 6 muaj deri në 4 vite. Ndërkaq, në rastin e  personave të mitur, policia thotë se është bëre këshillim në prani edhe të prindërve.

Klodian Bilushi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimit Kibernetik ka treguar për klan Neës: Për vitin 2023 janë shumë pak situatat e kallëzimeve të paraqitura në sektorin tonë. Janë diku 6-7 dhe kryesisht janë fëmijë të moshave 12-15 vjeç. Zakonisht vijnë për problematikën duke hapur faqe false në rrjetet sociale, por në fund dalin që janë shokë apo shoqe klase, apo klasa paralele. Janë vetëm problematika të bullizimit në thonjëza në rrjetet sociale dhe në momentin që paraqiten tek ne në prani të prindërve, psikologut, i tregojnë. E quajnë argëtim ta bëjnë diçka të tillë në rrjete sociale.

Policia thekson se tashmë po gjurmohen edhe ngacmimet online apo pornografia me të mitur, ku çdo foto e hedhur në rrjetet sociale sinjalizohet në polici. Zhvillimi i teknologjisë duket se paraqet një sfidë për shoqërinë, e sidomos për fëmijët. Sipas ekspertëve këta të fundit janë përballë rreziqeve të shumta të cilat mund të jenë, ngacmim virtual, ekspozimi ndaj përmbajtjeve pornografike, keqpërdorimi i të dhënave etj.