Bulgari thyen rekordin me orën më të hollë në botë, sa kushton

Njihet për bizhuteritë dhe aksesorët luksozë, dhe tani Bulgari ka thyer rekordin botëror me pajisjen më të fundit, një orë me trashësi vetëm 1.8mm.

Octo Finissimo Ultra është ora mekanike më e hollë në botë, është edhe më e hollë se një monedhë 10p (1,85 mm e trashë).

Sfera e orës luksoze është punuar me titan, ndërsa pjesa e pasme është krijuar me karabit tungsteni.

Por sa kushton?

Bulgari ka vendosur çmimin marramendës të 332.695 paund pse 440 mijë dollarë.

U deshën tre vite për të krijuar orën, e cila zbulohet për publikun me rastin e 10 vjetorit të Octo Finissimo Ultra.

Më parë, rekordin për orën më të hollë në botë e mbante Piaget Altiplano Ultimate Concept.

Ora ka një pamje monokromatike, me një rrip titani që është 1,5 mm i trashë.

Vetë numri tetëkëndor përmban orën kryesore në këndin e sipërm djathtas dhe një mekanizëm të hapur pas saj, si dhe një kod të madh QR në pjesën e sipërme majtas. Është një kod unik që ka aftësinë për t’u lidhur me NFT dhe metaverse, duke lidhur botën mekanike me atë të një dimensioni dixhital.

Aktualisht janë vetëm 10 orë të tilla në dispozicion për blerësit.

*Artikulli i Daily Mail përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.