Buckingham Palace përfshihet nga komente raciste

Kumbara e Princit William ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj në familjen mbretërore pasi bëri komente raciste.

Ngjarja ndodhi në Pallatin Buckingham këtë të martë ku zonja Susan Hussey pyeti vazhdimisht një punonjëse bamirësie me ngjyrë për prejardhjen e saj.

Punonjësja Ngozi Fulani, e cila ka lindur në Britani dhe punon për një grup mbështetës mbi abuzimin në familje shkroi në rrjetin social Twitter se ishte pyetur vazhdimisht se nga cila pjesë e Afrikës është prejardhja e saj.

Ngjarja ka ndodhur në pritjen e cila u bë në pallatin mbretëror ku morën pjesë zonja e Parë e Ukrainës si dhe mbretëreshat e Belgjikës dhe Jordanisë.

Në këtë pritje u diskutua mbi dhunën kundër vajzave dhe grave.

Në deklaratën e lëshuar nga Pallati Mbretëror thuhet se ata e morën këtë incident si një ngjarje mjaft serioze dhe shqetësuese teksa thuhet se janë bërë komente të papranueshme për të cilat ky institucion ndjen thellësisht keqardhje.

Ky është incidenti i fundit që ka përfshirë familjen mbretërore për sa i përket akuzave për racizëm.

*TiboNews