
Brukseli kritikon politikën e ‘pasaportave të arta’
Komisioni i BE-së kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor të heqin dorë nga skemat e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj, në raportin e pestë për monitorimin e pezullimit të vizave.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë paralajmëruar veçanërisht nga Komisioni për skemat e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj.
Komisioni paralajmëron se aplikimi i pasaportave të arta mund të sjellë sërish regjimin e vizave për vendet përkatëse.
*Tibo News