
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, dasmë përrallore prej $3 milionë
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u martuan këtë të shtunë.
Ceremonia madhështore iu kushtoi plot 3 milionë dollarë prindërve Victoria dhe David, e që u mbajt në rezidencën e tyre të Palm Beach në Florida.
Mediat kanë publikuar foto nga dasma e Brooklyn 23 vje֛ç dhe Nicola 27 vjeç.
Brooklyn zgjodhi kostumin elegant nga Dior, ndërsa Nicola zgjodhi fustanin e nusërisë me dizajn klasik nga Valentino.
Grimin ia bëri Kate Lee nga Chanel, ndërsa flokët e modeluar nga Adil Abergel.
Babai i Brooklyn-it, David, dukej se ishte ai që u emocionua më shumë nga martesa e djalit. Ai bëri një postim në Instagram ku shkruante: Djemtë e mi të bukur dhe një baba shumë krenar. Urime djalë dhe jetë të lumtur, do jemi gjithmonë pranë jush!
*Tibo News.