Brooke Shields flet për herë të parë për Michael Jackson dhe lajmet se kanë qenë të lidhur

Brooke Shields ka folur për herë të parë për Michael Jackson lidhur me pretendimet e këtij të fundit se bashkë kanë patur një lidhje të fshehtë.

Aktorja e Friends, 57 vjeçe, u njoh për herë të parë me këngëtarin e ndjerë të Thriller kur ajo ishte ende fëmijë, në moshën 13-vjeçare dhe menjëherë u bënë miq.

Dyshja shpesh shfaqeshin pranë njëri-tjetrit në festa dhe premiera të Hollivudit gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Gjatë një interviste të vitit 1993 me Oprah Winfrey, Jackson pohoi se ai po dilte në takime romantike me yllin Laë & Order, ndërsa ajo ishte në një romancë me Dean Cain.

Brooke e ka quajtur këngëtarin shpesh herë patetik dhe gënjeshtar. “Unë ja kam thënë dhe asokohe atij, që gjërat që thua janë patetike dhe nuk mund ta bësh, pra ti nuk mund të më përfshish në vorbullën tënde”.

E pyetur nëse ka pasur ndonjëherë ndjenja romantike mes tyre, ajo tha për Sunday Times: “Jo! Ishte një moment kur ishim në makinë dhe kamerat ishin aty dhe ai më kapi për të më puthur dhe unë i thashë: “Jo! Ndalo! Ne jemi thjesht miq dhe ti ke nevojë për mua si mik.”

Mbaj mend ditët e para kur aktoret e tjera e ndiqnin dhe ai ishte disi i lezetshëm, para ‘ndryshimit’. Por nuk më ka shkuar kurrë në mendje.’

Jackson u përball me akuza të shumta për abuzim seksual të fëmijëve përpara vdekjes së tij në vitin 2009 dhe u gjykua dhe u lirua nga akuzat për abuzim seksual të fëmijëve dhe disa akuza të tjera në vitin 2005.

Duke folur për akuzat, Brooke tha: “Unë … nuk di si të mendoj për këtë. Sepse është shumë e vështirë të besohet. Do të doja ta dija të vërtetën. Pastaj mund të kuptoja se si ta strukturoja narrativën në kokën time. Por unë jam aq e tronditur….’

Brooke do të prezantojë një dokumentar të ri për jetën e saj, të titulluar Pretty Baby, duke përfshirë pozimin nudo për Playboy vetëm 10 vjeç dhe interpretimin e një gruaje-prostitutë në një film në moshën 11-vjeçare.

Duke folur për nënën e saj kontroverse, Teri Shields, dhe vendimin e saj për të lejuar vajzën e saj të marrë pjesë në ‘pornografi’, ajo thotë: ‘Nuk e di pse mendoi se ishte okej të merrja pjesë në projekte të tillë. Thjesht nuk e di.’

*Tibo News