
Britney Spears refuzon të paguajë tarifat ligjore të nënës prej $600,000
Këngëtarja Britney Spears ka kundërshtuar të paguajë me 600 mijë dollarë tarifat ligjore të nënës së saj. Këto para janë mbledhur sipas saj gjatë betejës së Britney-t për t’i dhënë fund kujdestarisë ligjore të babait të saj.
Ylli i muzikës pop, tashmë 40 vjeçe ‘shpëtoi’ nga kujdestaria ligjore e familjarëve të saj në vitin 2021 dhe tashmë po mësohet me lirinë e saj, duke bërë udhëtime luksoze e duke folur hapur në mediat sociale.
Që prej asaj kohe, Britney shpesh ka vënë në shënjestër të sulmeve familjen e saj, e sidomos babain duke e akuzuar se ka patur role vendimarrëse për jetën e saj, edhe në aspekte tejet personale, me pretendimet se vetë ajo nuk ishte e aftë të menaxhonte financat dhe aspekte të tjera të jetës private për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Nënën e saj Lynne Spears e quajti javën e kaluar si nëna neglizhente për të gjitha problemet me të cilat është përballur.
Avokatët thonë se Britney ka mbështetur vazhdimisht dhe bujarisht nënën e saj financiarisht prej vitesh, por që nuk ka më asnjë autoritet ligjor që e detyron ta ndihmojë tashmë e më tutje.
Pak para përfundimit të kujdestarisë së Britney-t, nëna e saj aplikoi për pagesa në total prej 663,202,84 dollarë nga pasuria e vajzës së saj për kostot gjatë procesit.
Çështja ka shkuar në gjyq dhe gjykatësi nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me tarifat ligjore të Lynne Spears, seancat e mëtejshme janë planifikuar për në korrik.
*Tibo News