Britney Spears, me një libër të ri mbi jetën e saj

Para disa kohësh mediat amerikane hodhën dyshimet mbi shkrimin e një libri kujtimesh nga Britney Spears.

Së fundi ajo konfirmoi vetë se është në proces shkrimi të këtij libri.

 

Lajmin ajo e ndau nëpërmjet rrjetit të saj social “Instagram” dhe tregoi më shumë për përmbajtjen.

Këngëtarja tha se libri do të trajtojë një ngjarje të dhimbshme në jetën e saj që ajo asnjëherë nuk ka mundur ta shprehë hapur.

Britney nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me datën e mundshme të publikimit, megjithatë Page Six raportoi se ajo kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese Simon & Schuster për të kronizuar jetën, karrierën dhe marrëdhënien e saj me familjen.

Spears shkroi se procesi i shkrimit të librit ka qenë “shërues dhe terapeutik”, megjithëse shtoi se kishte qenë e vështirë të tregonte ngjarje të së kaluarës në jetën e saj.

40-vjeçarja ndër të tjera shtoi se ka marrë një “qasje intelektuale” në shkrimin e kujtimeve.

 

Libri detajon historinë e saj të jetës, duke përfshirë aksidentin gati fatal të vajzës në 2017, marrëdhëniet si dhe ndikimin që kishin pasur ndodhitë në jetën e saj.

 

*Tibo News