Britney Spears dhe Elton John së shpejti me një “uragan”

Rikthimi i shumëpritur nga të gjithë për Britney Spears po vjen, pasi ajo ka regjistruar një duet me Elton John të këngës së tij “Tiny Dancer”.

 

Spears dhe ai janë takuar pa rënë shumë në sy në një studio të Beverely Hills.

Sipas burimeve, kënga pritet të publikohet nga “Universal Music”, muajin që vjen.

Një burim nga industria muzikore ka thënë:

 

“Kjo ishte ideja e Elton dhe Britney-t e cila është një fanse e madhe e tij. Ata kanë regjistruar një remix të ‘Tiny Dancer’ si një duet i plotë dhe është e pabesueshme. Britney ishte në studio në Beverly Hills javën e kaluar me Elton për seancën e regjistrimit, super sekrete të mbikëqyrur nga producenti Andreë Watt.”

 

Studioja e producentit të njohur ka prodhuar albume për artistë të njohur si Justin Bieber, Miley Cyrus etj.

Kjo do të jetë kënga e verës. Britney është kthyer zyrtarisht. Ajo është kthyer në punë dhe është shumë e emocionuar”- shtoi gjithashtu burimi.