
Britney do martohet, por kush do e shoqërojë në altar?
Britney Spears mund të kurorëzojë dashurinë e saj për Sam Asghari me një martesë këtë javë.
Këngëtarja e ‘Gimme More’ është fejuar me instruktorin e fitnesit në shtator të vitit 2021, ku iu dha fund edhe kontrollit të familjes mbi vendimet dhe shpenzimet e Britneyt.
Lajmin për martesën Britney e zbuloi në një video në Instagram ku tregoi edhe unazën me gur diamanti dhe një shënim përbri: ‘Nuk mund ta besoj’, shoqëruar me emoji të unazës dhe një zemër.
Çifti kanë qenë të lidhur bashkë prej vitit 2016, dhe prej kohësh nuk kanë treguar detaje nga marrëdhënia e tyre dhe raportin e Britneyt me familjen.
Por ajo që flitet është se dasma do të jetë private, ku do të jenë të ftuar 100 persona, edhe pse mes të ftuarve nuk do të jenë të pranishëm nëna e Britneyt Lynn, babai Jamie Spears dhe motra e saj Jamie Lynn Spears, e kjo për shkak të përplasjeve që kanë patur mes tyre. Babai i saj ka patur të drejtën ligjore për të kryer çdo veprim apo vendim financiar lidhur me të, mes pretendimeve se Britney kishte problemetë shëndetit mendor.
Por ky rol iu ndërpre babait të saj në nëntor të vitit të kaluar me jë vendim gjykate. Nuk dihet se kush do e shoqërojë Britneyn 40 vjeçe në altar, aty ku e pret i fejuari i saj Sam 28 vjeç. Në muajin prill Britney njoftoi shtatzëninë e saj, por fatkeqësisht ajo pësoi një abort një muaj më pas.
*Tibo News.