Britania thirrje YouTube të heqë videot e “orkestruara” nga Rusia

Autoritetet e Britanisë së Madhe i bënë thirrje YouTube të heqë një video-telefonate ndaj ministrit të mbrojtjes Ben Wallace nga platforma e saj në internet.

Britania e Madhe tha se këto video janë të kontrolluara nga shteti rus.

Wallace javën e kaluar urdhëroi një hetim, pasi një person pretendonte se ishte kryeministri ukrainas dhe arriti kontaktonte me ministrin britanik. Wallace tha se e mbylli telefonatën pas 10 minutash, pasi e kuptoi rrengun që po i bënin.

Disa pjesë të videos janë shfaqur më pas në internet. Pamjet tregojnë Wallace duke folur nga pjesa e pasme e një automjeti në lëvizje, ndërsa ai pyetet për një sërë çështjesh, duke përfshirë armët bërthamore dhe NATO-n.

Ministria e Mbrojtjes shkroi në Twitter një mesazh drejtuar YouTube: Ne po i bëjmë thirrje YouTube të na ndihmojë të mbështesim Ukrainën duke hequr videot e krijuara nga shteti rus dhe të shpërndara në përpjekje për të shembur moralin e një populli që lufton për lirinë e tij.

Më parë Rusia ka shpërndarë video në YouTube, sikur gazetarët rus po sulmoheshin nga ushtria ukrainase gjatë raportimit. Më vonë u zbulua se ishte video e inskenuar, pasi i përkiste një video-loje.