
Britania po përballet me epideminë më të keqe të gripit
Sistemi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë është alarmuar për shpërthimin më të keq të gripit në vite pasi shtrimet në spital u rritën me 40% brenda një jave. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i njerëzve që janë shtruar në spital me grip ka tejkaluar ata me koronavirus.
Spitalet janë në gatishmëri të plotë pasi shtrimet në spital të gripit janë rritur tetë herë më shumë se sa pritej në këtë periudhë të vitit.