Britania përballë grevës së punonjësve

Shërbimet hekurudhore janë prekur së fundmi nga greva e punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar duke shkaktuar kaos tek qytetarët që udhëtojnë por jo vetëm.

Në këtë prag Krishtlindjesh sindikata e punonjësve nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me kompanitë e hekurudhave mbi pagesën e punonjësve.

Sipas të dhënave zyrtare tetori shënoi numrin më të lartë të punonjësve nga sektorë të ndryshëm që hynë në grevë.

Me mijëra mësues, staf nga posta dhe avokatë kanë zgjedhur të ngrenë zërin e tyre përballë faktorit kryesor, rritjes së kostove të jetesës.

Përballë kësaj situate kaotike qeveria ka refuzuar rritjen e pagave për sektorin publik dhe po shtrëngon ligjet për ndalimin e disa grevave.

Infermierët kanë paralajmëruar se do të dalin në grevë për herë të parë në histori duke nisur që nga data 15 dhjetor.

Në mesin e problemeve ekonomike që Britania po përballet vetëm në muajin tetor janë humbur gjithashtu edhe 417 mijë ditë pune për shkak të mosmarrëveshjeve.

Përllogaritjet tregojnë se në muajin dhjetor do të humbasin më shumë se 1 milionë ditë pune duke e bërë atë muajin më të keq që nga korriku 1989.

*TiboNews