Britania nis vaksinimin e fëmijëve me probleme shëndetësore

Britania nis nga e hëna vaksinimin e të gjithë fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç, të cilët janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Vendimi është marrë pasi Rregullatori i Barnave në Britani miratoi muajin e kaluar versionin me dozë të ulët të një vaksine anti Covid, duke e konsideruar të sigurt dhe efektive.

Fëmijët e kualifikuar përfshijnë ata me aftësi të kufizuara dhe me probleme serioze shëndetësore, si diabeti, problemet me zemrën, apo mushkritë.

Rastet me koronavirus tek fëmijët e vegjël në Britani janë në rritje, por për shumicën, infeksionet nuk janë të rënda.

Gjatë muajit dhjetor Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Britani rekomandoi që afro 500,000 fëmijë të vegjël që janë më të rrezikuar të vaksinohen për të qenë më të sigurt në rast të infektimit.

Vaksinimet do të kryhen nga ekipet me mjekë në krye pranë qendrave spitalore.