Britania me plan konkret për kriptomonedhat

Britania përcakton një plan të detajuar për të shfrytëzuar potencialin e kripto aseteve dhe teknologjinë e tyre bazë të quajtur “blockchain”.

Plani i Britanisë do të ndihmojë konsumatorët të bëjnë pagesat në mënyrë më efikase.

Si pjesë e krijimit të një qendre globale të kripto aseteve, Ministri i financave John Glen tha se Britania do të nxjerrë ligje për të sjellë disa monedha të qëndrueshme nën rrjetin rregullator.

Stabilcoins janë kriptomonedha të krijuara për të pasur një vlerë të qëndrueshme në krahasim me monedhat tradicionale si bitcoin.

Më vonë këtë vit, Britania do të konsultohet për krijimin e rregulloreve për një grup më të gjerë kriptoasetesh si bitcoin, duke marrë parasysh konsumin e energjisë në sektor.

“Nëse teknologjitë e kriptove do të jenë një pjesë e madhe e së ardhmes, atëherë ne duam të jemi brenda. Ne shohim një potencial të madh në kripto dhe duam t’i japim vetes çdo mundësi për të përfituar maksimalisht”, tha Ministri Glen.

Komisioni i Ligjeve do të marrë në konsideratë statusin ligjor të organizatave autonome të decentralizuara që përdorin blockchain, ndërkohë që do të studiohen edhe implikimet e kriptos në taksa.

Britania do të shikojë gjithashtu heqjen e pengesave për menaxherët e fondeve për të përfshirë kriptoasetet në gjendjen e tyre.