
Britania do t’iu paguajë nëse nuk përdorni energji elektrike
Rrjeti Kombëtar i Britanisë tha se do t’i paguajë klientët që të përdorin më pak energji në mbrëmje ose përgjatë orëve më të ngarkuara të përdorimit të saj në oraret 6-7 pasdite.
Për herë të parë po aplikohet një skemë e quajtur Shërbimi i Fleksibilitetit të Kërkesës, ku klientët marrin stimuj nëse pranojnë të përdorin më pak energji përgjatë periudhave të krizës.
Sipas operatorit të shpërndarjes, diçka e tillë nuk do të thotë se furnizimet me energji elektrike për familjet britanike ishin në rrezik.
Drejtuesit janë shprehur se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi janë marrë të gjitha masat që çdokush të marrë energjinë elektrike që iu nevojitet.
Sipas të dhënave zyrtare përgjatë muajit dhjetor mbi një milionë familje britanike u regjistruan në skemën e kursimit të energjisë.
National Grid ka kërkuar gjithashtu që tri gjeneratorët me qymyr të vihen në gatishmëri teksa vendi po përballet me një mot të ashpër.
Gjeneratorët me thëngjill u vunë në punë përgjatë muajit dhjetor por ato nuk u përdorën pasi nuk ishte e nevojshme.
*TiboNews