Britania do të sigurojë 25,000 komplete dimërore për ushtrinë ukrainase

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar në një telefonatë me presidentin ukrainas ka konfirmuar se Britania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë edhe 1000 raketa të tjera tokë-ajër dhe më shumë se 25,000 komplete dimërore.

Sunak vlerësoi trimërinë e forcave të armatosura ukrainase dhe përsëriti mbështetjen e palëkundur ushtarake, ekonomike dhe politike të Mbretërisë së Bashkuar.