Brenda Tetorit janë kryer 11.750 mamografi falas për gratë dhe vajzat

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook-un e tij se brenda Tetorit janë kryer 11750 mamografi falas për gratë dhe vajzat.

Sipas Ramës, është rritur ndërgjegjësimi në shoqërinë tonë sa i takon kësaj sëmundjeje.

“Këtë vit #TetoriRozë u mbyll me 11.750 mamomgrafi falas për gratë dhe vajzat, ku 922 prej tyre të kryera në njësitë lëvizëse të hapura cep më cep Shqipërisë përgjatë muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, çka dëshmon edhe për ndërgjegjësimin në rritje të shoqërisë sonë”, shkruan kreu i qeverisë.