
Brenda korrikut miratohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë
Brenda muajit korrik parlamenti i Shqipërisë do të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga mazhoranca, e cila lajmëroi se rezoluta paraprakisht do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, pasi opozita ka propozuar dy rezoluta, një nga kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe tjetra nga deputet mbështetës të Sali Berishës.
Ky i fundit tha se kjo rezolute duhet të ishte miratuar ne baze te procedurës më 27 qershor, ndërsa tani është futur në rend dite pa u diskutuar më parë në Konferencë Kryetaresh, gjë që u mohua nga kryetarja e kuvendit.