
Brazili ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram
Gjykata e Lartë braziliane pezullon aplikacionin e mesazheve Telegram, pas një kërkese nga policia federale e vendit.
Vendimi vjen pasi aplikacioni i mesazheve, i cili përdoret gjerësisht nga presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro dhe aleatët e tij, nuk iu përgjigj urdhrave të gjykatës për të bllokuar disa llogari që përhapnin keqinformim.
Në janar, Bolsonaro akuzoi autoritetin më të lartë elektoral të vendit për “frikacak” për marrjen në konsideratë të ndalimit të aplikacionit të mesazheve.
Telegram hyri në treg në vitin 2013. Ajo është themeluar nga një organizatë gjermane jofitimprurëse dhe ka si qëllim kryesor ruajtjen e privatësisë së përdoruesve.