Brazil, mbështetësit e Bolsonaros “pushtojnë” Kongresin dhe pallatin presidencial

Mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Bolsonaro në Brazil, pushtuan të dielën Gjykatën e Lartë, ndërtesën e Kongresit dhe rrethuan pallatin presidencial në Brazil.

Disa mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare duke thyer mobiljet brenda Gjykatës së Lartë dhe Kongresit.

Sipas mediave lokale bëhej fjalë për rreth 3,000 demonstrues. Shumë prej protestuesve kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave Lula da Silva mundi kundështarit të tij Bolsonaro.