
Brad Pitt si baballarët tanë kur vjen puna tek vajza e tij
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, është rritur tashmë dhe është gati të hyjë në fazën e njohjeve dhe takimeve.
Aktorja e ‘Eternals’ dhe aktori i ‘Moneyball’ që njoftuan divorcin e tyre në shtator 2016, mirëpritën fëmijën e tyre të parë biologjik në maj 2006 vetëm pak vite pasi Jolie adoptoi djalin Maddox, nga Kamboxhia.
Tashmë 16-vjeçarja me babain Brad Pitt ka filluar të bëhet kryefjalë për çdo lëvizje të saj.
Por a është gati vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për njohje dhe lidhje?
Së fundmi, vajza e Angelina-s dhe Brad, i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj publike në disa projekte. Tani ka thashetheme se Shiloh është gati të fillojë jetën e saj në lidhje, por ajo dëshiron ta mbajë atë larg vëmendjes për shkak të divorcit të shëmtuar të prindërve të saj.
Sipas mediave rozë, ajo po takohet me dikë por pasi përjetoi divorcin e hidhur të prindërve të saj të përhapur në të gjitha lajmet, ajo preferon ta mbajë jetën e saj personale sa më private dhe larg mediave. Më parë një burim tjetër u citua të thoshte, “Shiloh është shumë e këndshme. Ajo definitivisht nuk është më një fëmijë i vogël. Është sikur u rrit brenda natës.” Jo vetëm kaq, Shilah po vlerësohet gjithnjë e më tepër për paraqitjet e saj në tapetin e kuq së bashku me nënën e saj.
Por Angelina Jolie dhe Brad Pitt duan që vajza e tyre të fokusohet tek studimet për momentin dhe jo tek njohjet.
Në një intervistë të kohëve të fundit, Brad ka thënë: Shiloh kërcen shumë bukur, nuk e di nga e ka marrë atë talent. Më pëlqen kur fëmijët gjejnë rrugën e tyre, gjejnë gjëra të cilat u interesojnë dhe kanë mundësi të shkëlqejnë.
Ai gjithashtu zbuloi se adoleshentja -vajza e tij po merr edhe oferta për modeling. Por të afërm pranë familjes tregojnë se prindërit e Shiloh kanë plane të ndryshme për të ardhmen e saj dhe duan t’i japin përparësi arsimit mbi projektet e modelimit.