
Brad Pitt padit sërish Angelina Jolie
Brad Pitt, aktori i njohur, po akuzon ish-bashëshorten e tij Angelina Jolie se ka dëmtuar reputacionin e biznesit të verës dhe rozesë që ata më parë e kishin në pronësi së bashku duke shitur gjysmën e saj tek një i huaj.
Në vitin 2008, Pitt dhe Jolie të cilët kanë gjashtë fëmijë, blenë vreshtin dhe shtëpinë e Château Miraval në jug të Francës, ku më vonë u martuan në 2014 dhe kaluan disa pushime familjare së bashku gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.
Në dosjen e fundit gjyqësore të Pitt në betejën e tij të vazhdueshme me Jolie për shitjen e Miraval, aktori pretendon se Jolie qëllimisht “kërkoi t’i shkaktonte dëm” atij duke shitur aksionet e saj në kompaninë e verës dhe rozesë.
Pitt thotë se ata kishin rënë dakord që të mos i shesin kurrë aksionet e tyre përkatëse në biznesin familjar pa pëlqimin e tjetrit.
Ekipi ligjor i Pitt shkruan në dokumentat e depozituara të premten në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit dhe të marra nga PEOPLE, se Miraval u bë projekt nga pasioni i tij që u rrit në një biznes global shumë milionë dollarësh dhe u bë një nga prodhuesit më të vlerësuar në botë të rozes përmes punës së tij.
Aktori akuzon Jolie se nuk ka kontribuar asgjë në suksesin e Miraval.
Në dosje, avokatët e Pitt thonë se Jolie planifikoi t’i shiste aksionet e saj në tetor tek Tenute del Mondo, e cila “është e vendosur të marrë kontrollin e Miraval” dhe është në pronësi dhe kontroll indirekt nga Yuri Shefler, miliarderi rus që kontrollon Stoli Group.
“Jolie ndoqi dhe më pas e përfundoi shitjen e supozuar në fshehtësi, duke e mbajtur qëllimisht Pitt “në errësirë” dhe duke shkelur me vetëdije të drejtat kontraktuale të Pitt,” thuhet në dosjen nga ekipi i Pitt. Padia e aktorit të njohur pretendon se biznesi i Jolie ‘Nouvel’ i detyrohej kompanisë së tij ‘Mondo Bongo’ të drejtën e refuzimit të parë dhe shitja e shkelte këtë të drejtë. Jolie, e cila bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, ishte lejuar më parë të shiste pjesën e saj të pasurisë në shtator.
Pitt tani po kërkon dëmshpërblim “në një shumë që do të provohet në gjyq” plus shitja e supozuar e bërë nga Jolie për t’u shpallur “nul dhe e pavlefshme”.
Aktori kërkon një gjyq nga trupa gjykuese.
Pitt është duke e paditur për shkelje të kontratës së nënkuptuar, shkeljen e quasi-kontratës e pretenduar si shkelja e besëlidhjes së nënkuptuar të mirëbesimit dhe sjelljes së drejtë, shpërdorimi i të drejtave sipas nenit 6-1 të Kodit Civil të Luksemburgut, ndërhyrje deliktore në marrëdhëniet kontraktuale, ndërhyrje deliktore në marrëdhëniet e ardhshme të biznesit dhe besim konstruktiv.