
Brad Pitt flet për dashurinë më të lumtur dhe nuk është ajo me Angelina Jolie
Brad Pitt ka folur për marrëdhënien e tij më të lumtur, dhe jo, nuk lidhet me asnjë nga ish-bashkëshortet e tij, Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, por me dikë që “ende e do”.
Aktori 59-vjeçar u takua me ish-të dashurën e tij, Juliette Lewis, gjatë xhirimeve të filmi të tyre në vitin 1990. Edhe pse Juliette ishte vetëm 17 vjeç në atë kohë, ndërsa Brad ishte 27 vjeç, ata u ndjenë tërësisht të lidhur dhe u bënë një nga çiftet më të bukura në botën e showbiz-it.
Marrëdhënia e tyre zgjati për tre vjet, por në fillim të vitit 1993 vendosën të ndahen. Juliette më vonë deklaroi se Brad “nuk ishte më pjesë e jetës së saj”.
Aktori i kujtoi së fundmi “kohën e mrekullueshme” që kaluan së bashku.
“Unë ende e dua atë grua. Kemi qenë shumë të lumtur bashkë. Ishte një nga marrëdhëniet më të mira që kam pasur ndonjëherë. Problemi është se ne rritemi me idenë se dashuria mund të përmbushë të gjitha, por ajo nuk është gjithmonë e vërtetë,” tha ai në një intervistë për “Vanity Fair”.
Pas ndarjes së tyre në vitin 1993, Brad dhe Juliette luajtën së bashku në filmin e tyre të dytë, California.