
Botërori nxit Katarin të rishikojë të drejtat e punonjësve
Kupa e Botës ka nxitur Katarin që të bëjë hapa përpara për sa i përket të drejtave të punonjësve, por sidoqoftë sistemi i punësimit mbetet problematik, tha së fundmi komiteti organizativ.
Katari ka hasur në mjaft kritika për sa i përket protokolleve strikte deri në thyerje të të drejtave të njeriut në trajtimin e punonjësve që vijnë nga jashtë.
Drejtuesi i Komitetit të Punonjësve për Organizimin e Botërorit 2022, Mahmoud Qutub, tha në një seancë parlamentare se sistemi dhe vetë tregu i punës në Katar ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me periudhën para nisjes së punimeve për botërorin.
Rreth 30 mijë emigrantë iu bashkuan si punonjës me kontrata afatgjata projektit të ndërtimit të 7 stadiumeve të reja në Katar, sikurse dhe infrastrukturës plotësuese, një aeroport, metro dhe rrugë kryesore lidhëse.
Agjencia ndërkombëtare “Amnesty International” thotë se prej vitit 2010 qindra mijëra emigrantë kanë vuajtur thyerje të të drejtave të njeriut duke u shtrënguar të punojnë në kontrata të pafavorshme, afatgjata dhe në kushte jo të mira sigurie.
Kupa e botës nis zyrtarisht më 20 nëntor me ndeshjen hapëse Katar-Ekuador.
*Tibo News.