Botërori në Katar një arenë revolte dhe protestash

Futbolli ka fuqinë të emocionojë dhe të bashkojë njerëzit në një festë të madhe ashtu siç ka edhe fuqinë ti ndajë ato dhe të ngjallë trazira.

Botërori në Katar ka sjellë një shembull revolte në mënyrë të qytetëruar nga futbollistët e fushës së blertë.

Ekipet e futbollit kanë gjetur mënyrat e tyre për të protestuar.

Skuadra e Gjermanisë u fotografua me duart të cilat mbulonin gojën përpara ndeshjes së tyre kundër Japonisë këtë të mërkurë duke dhënë mesazhin e tyre kundër urrejtjes për komunitetin LGBT.

Shiritat “OneLove” të cilët synojnë të japin mesazhin kundër urrejtjes ndaj komunitetit LGBT janë ndaluar të përdoren nga FIFA në këtë botëror pasi homoseksualiteti është i paligjshëm në Katar. Megjithatë kompania holandeze e cila i prodhon ato thotë se këto shirita janë shitur plotësisht.

Kombëtarja Iraniane ndërkohë ka zgjedhur që të reagojë në mbështetje të protestuesve në vendin e tyre pasi ato po sulmohen nga regjimi totalitar atje.

Lojtarët e Iranit zgjodhën të mos këndonin himnin kombëtar në hapjen e ndeshjes duke dënuar kështu dhunën që po ushtron shteti mbi qytetarët që protestojnë. 

*TiboNews