Botërori i 2034, propozim ndryshe nga Arabia Saudite

Edicioni i fundit i Botërorit u mbajt në Katar, dhe zhvillimi i tij në stinën e dimrit pati opinione të ndryshme.

Kjo situatë mund të përsëritet edhe në Arabinë Saudite, ku do të zhvillohet Botërori i vitit 2034.

Por një propozim interesant ka ardhur nga ky vend, që tregon se janë të gatshëm ta organizojnë botërorin në cdo kohë të vitit që dëshiron FIFA.

“Ka shumë teknologji që mundësojnë ftohjen apo uljen e temperaturave në stadium. Shumë nga qytetet e Mbretërisë Arabe kanë një atmosferë shumë të këndshme gjatë verës”, tha Al-Misehal, presidenti i Federatës Arabe të Futbollit.