
Bota virtuale një thesar për kompaninë Meta
Kompania zotëruese e Facebook Meta do t’i tarifojë me 47.5% krijuesit për shitjet e aseteve dixhitale dhe përvojat e bëra brenda platformës së realitetit virtual të kompanisë Horizon Worlds.
Tarifa e përgjithshme përbëhet nga 30% i platformës harduerike për shitjet e bëra përmes Meta Quest Store,
Aty shiten aplikacione dhe lojëra të destinuara për realitetin virtual, dhe një ulje të mëtejshme 17.5% si tarifat e platformës Horizon.
Të hënën, gjigandi i teknologjisë tha se do të nisë testimin e mjeteve për krijuesit që të shesin asete digjitale dhe nga ana tjetër të fitojnë para në Horizon Worlds, një pjesë kyçe e planit të tij për krijimin e një metaverse.
Shefi ekzekutiv i Metas Mark Zuckerberg ka qenë një kritik i tarifave të dyqaneve të aplikacioneve Apple prej 30%, por lëvizja e fundit e Meta për të ngarkuar krijuesit gati gjysmën e shitjeve të tyre në platformën e saj ka zemëruar shumë prej tyre.
Kompania e Facebook, që ndryshoi emrin në Meta vitin e kaluar ka investuar shumë në realitetin virtual dhe të shtuar për të reflektuar bastin e saj të ri në metaverse.
Meta’s Horizon Worlds, një platformë e gjerë sociale, dhe Horizon Venues, e cila është e përqendruar në ngjarjet virtuale, janë përsëritje të hershme të hapësirave të ngjashme me metaverset.