Bota mirëpret Vitin e Ri 2023

2022-ta ka qenë një vit i mbushur me ngjarje nga më të lumturat tek më të trishtat, dhe tani është koha për të mirëpritur një vit të ri.

Ndër vendet e para ku mbërriti viti 2023 ishte ishulli Kiritimati në Oqeanin Paqësor qendror.

Auckland në Zelandën e Re u bë qyteti i parë i madh që filloi festimet e mirëseardhjes në 2023, me fishekzjarre nga Sky Tower i qytetit.

Sydney ka hyrë gjithashtu në vitin e ri, fishekzjarrët e qytetit nisën nga Ura e Portit, Shtëpia e Operas dhe portin e tij të famshëm.

Në Londër, 100,000 persona me bileta do të qëndrojnë në brigjet e lumit Thames për të mirëpritur vitin e ri, të shoqëruar nga tingujt tradicionalë të kumbimeve të Big Benit në mesnatë.
Ndërkohë, ngjarja tradicionale e Times Square në Nju Jork do të kthehet në kapacitet të plotë pas dy vitesh festime të reduktuara për shkak të pandemisë Covid.

Pamje ku mbërriti viti i ri:

Viti i Ri Bangkok, Hanoi and Jakarta

Taipei

 

Tokyo

 

Sidney dhe Auckland

Zelanda e Re

Pamje live nga ardhja e vitit të ri nëpër botë