Bota mirëpret 2024-ën me spektakël fishekzjarresh

Në të gjithë botën njerëzit kanë përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri. Të parët ishin qytetarët në Atolin e Detit Jugor, Kiritimati që e përshëndetën të parët ardhjen e Vitit të Ri. Për rreth 7.300 banorët viti i ri filloi në orën 11:00 me orën tonë të datës 31. Vetëm 15 minuta më vonë Viti i Ri u përshëndet në ishujt Khatham në Zelandën e Re që kanë orën e tyre, 1 orë më vonë e festouanZelanda e Re dhe ishujt Samoa dhe Tonga ndërrimin e viteve. Në Auckland në Zelandën e Re në kullën 328 metra të lartë në qendër u festua një spektakël dritash me 500 kg piroteknikë.

Në orën 2 pasdite me orën tonë fishekzjarret në Sidnei dhe këmbanat e tempujve në Tokio dhanë sinjalin e ardhjes së Vitit të Ri. Qytetarët festuan para një megashou dritash në Urën Harbor në Sidnei. Për herë të parë u paraqitën projeksione dritash të zhvilluara nga inteligjenca artificiale. Spektakle dritash iu ofruan njerëzve që festonin në shumë metropole botërore. Samoa amerikane, që ndodhet 220 km në lindje të Samoas, është vendi i fundit që pret Vitin e Ri, 12 orë pas orës sonë.

Edhe në Gjermani njerëzit përshëndetën me fishekzjarre ardhjen e Vitit të R. Nuk pati incidente të mëdha, sipas bilanci në orët e para të 1 janarit. Miliona vetë festuan të qetë dhe me hedhje fishekzjarresh. Policia bëri fjalë për “sjellje normale të Natës së Vitit të Ri”. Para Natës së Vitit të Ri autoritetet policore ishin të shqetësuara për gjendjen e sigurisë në Gjermani, po duket se nata kaloi e qetë. Një tragjedi ndodhi në Koblenc Natën e Vitit të Ri, ku një djalë i ri 18-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti gjatë ndezjes së një fishekzjarri. Megjithë përpjekjet për ta sjellë në jetë ai ndërroi jetë nga pasojat e shpërthimit, bëri të ditur policia në Koblenc.

Natën e Vitit të Ri e e festuan dhjetëra mijëra tradicionalisht në koncertin e madh në Portën e Brandenburgut, ku pas disa vitesh pati sërish një spektakël fishekzjarresh. Festimet në Berlin u zhvilluan nën masa të forta sigurie. Nuk pati trazira të mëdha si vitin e kaluar, por disa herë policët dhe forcat e shpëtimit u goditën me mjete piroteknike. Policia ndaloi 300 vetë.