Bota e papërgatitur përballë rrezikut të katastrofave klimatike

Shkencëtarët paralajmërojnë se bota nuk është e përgatitur për katastrofat klimatike që po godasin me frekuencë në rritje.

Viti më i nxehtë në histori është pasuar nga janari më i ngrohtë ndonjëherë. Shumë rajone në hemisferën veriore janë zhytur në valë të nxehta që do të ishin më normale në qershor. Shkencëtarët detarë janë të tronditur nga nxehtësia e zgjatur dhe intensive në sipërfaqen e oqeaneve, raportoi The Guardian.

Viti 2024 ka një shans një në tre për të qenë edhe më i nxehtë se rekordi i vitit të kaluar, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së.

Sa më e lartë të jetë temperatura globale, aq më i madh është rreziku i zjarreve dhe përmbytjeve.

Presidenti kilian, Gabriel Boric, ka shpallur dy ditë zie kombëtare pasi zjarret më vdekjeprurëse të pyjeve të vendit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 njerëzve në rajonin Valparaiso.

Në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve te dendura në San Diego, që lanë të vdekur tre persona.