
Borxhi i Shqipërisë, 11 miliard euro
Të ardhurat rekord në vitin 2022 sollën për herë të parë uljen e borxhit publik.
Buxheti i shtetit mblodhi rreth 538 milionë euro më shumë në 2022-in.
Të ardhurat arritën në 28.2% të PBB-së, ndërsa shpenzimet qëndruan në nivele të njëjta me një vit më parë në rreth 31% të PBB-së. Kjo uli deficitin dhe ndihmoi qeverinë që për herë të parë të fillojë kurbën ulëse të Borxhit publik.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave borxhi ka arritur në nivelin 66,79% ndaj PBB, një ulje me 6% nga një vit më parë, ndërsa stoku qëndron në rreth 11.3 miliardë euro.
*Tibo News