
Borrell: BE ka ngrirë 300 mld fonde ruse, po punojmë për t’i sekuestruar
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, është shprehur se BE ka në kontroll mbi 300 miliardë burime financiare nga banka qendrore ruse dhe kjo shumë parash mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës”.
Në një deklaratë në samitin e OSBE-së në Poloni, ai tha se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore që Rusia të paguajë për shkatërrimin që ka bërë.