
Borrell: BE e gatshme të shtojë praninë e EULEX-it në Kosovë
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha je se blloku është shprehur i gatshëm të shtojë praninë e forcave të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, nëse është e nevojshme, ndërsa e cilësoi të papranueshme situatën ne veriun e Kosovës.
Borrell tha se si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë pohuar se janë të gatshme për shtendosjen e situatës duke u bërë thirrje që t’u kthehen bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.