Borrell akuza të forta ndaj Putinit: Rusia përgjegjësja për krizën globale ushqimore

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, tha se Bashkimi Evropian dënon vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja që garantonte kalim të sigurt për anijet që transportonin eksporte jetike të grurit nga Ukraina.

Ndër të tjera Borrell nënvizon se Rusia është i vetmi vend përgjegjës për krizën globale të sigurisë ushqimore të shkaktuar nga lufta e saj e paprovokuar dhe e pajustifikuar kundër Ukrainës.