
Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova e Serbia janë në udhëkryq, dhe duhet të vendosin nëse duan t’i kthehen së kaluarës apo të shkojnë drejt BE-së. Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më të rrezikshmen që nga viti 2013.
Pradaj ai i kërkoi Kosovës fleksibilitet për targat, ndërsa serbëve u kërkoi që të kthehen në institucionet e Kosovës.