
Boris Johnson i kërkon falje Mbretëreshës
Ndjesë Mbretëreshës Elizabeth, i është kërkuar nga zyra e kryeministrit britanik pasi shefi i qeverisë është akuzuar se ka zhvilluar festime në periudhën e ceremonisë së funeralit të princit Philip.
Fillimisht media britanike, Daily Telegraph ka publikuar pamjet e dy festave të mbajtura brenda zyrave të kryeministrisë më datë 16 prill të vitit 2021, një ditë para ceremonisë funerale të Princit Phlip.
Zëdhënësi i Boris John ka reaguar duke thënë:
“Është fatkeqësi që kjo gjë ka ndodhur në kohën e zisë kombëtare dhe Zyra e kryeministrit i kërkon falje Pallatit”.
Boris Johnson po përballet me krizën më të rëndë në postin e tij si kryeministër pasi pothuajse çdo ditë po publikohen dëshmi të organizimit të festave gjatë periudhës së izolimit për shkak të koronavirusit. Dhe pikërisht në atë periudhë, qytetarët nuk kanë mundur t’i japin lamtumirën e fundit familjarëve dhe të afërmve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Kundërshtarët politikë të Johnson thonë se ai nuk është i aftë për të qeverisur dhe se ka gënjyer parlamentin duke mohuar se rregullat e Covid-19 janë shkelur.