Bordi vendos çmimet e reja

Bordi i Transparencës u mblodh për të rishikuar tregjet ndërkombëtare dhe për të vendosur çmimet e reja të hidrokarbureve.

Bordi vendosi të ulë çmimin e naftës me 2 lekë, duke e çuar nivelin e shitjes në 221 lekë, nga 223 që ishte më parë.

Përveç çmimit të naftës është ulur edhe çmimi i benzinës.

Benzina do të shitet me 204 lekë për litër nga 209 lekë që ishte më herët. Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet në nivelin e 73 lekëve për litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi pasditen e të mërkurës dhe do të qëndrojnë të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

*Tibo News