Bordi publikon çmimet për produktet ushqimore

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet për produktet ushqimore bazë.

Në vendim thuhet se, 1kg miell duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se 90 lekë.

Ndërkohë për orizin kokërrgjatë është përcaktuar një çmim tavan prej 101 lekë/kg, kurse për sheqerin çmimi është 104 lekë/kg.

Për vajin e lulediellit, Bordi thotë se për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import, nuk ka aplikuar çmim tavan.

Nga ana tjetër është përcaktuar se marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë.

Ndërsa tregtarët me pakicë sipas Bordit duhet të kenë një marzh fitimi 4 lekë/litër mbi koston totale.